Zaev do të arrestohet javën e ardhshme?!

Maqedonia

Zaev do të arrestohet javën e ardhshme?!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:41

Një gazetar në Maqedoni deklaroi se, së shpejti pritet arrestimi i liderit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev.
Branko Geroski publikoi në profilin e tij në Facebook, vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku sipas tij, pritet edhe vendimi për arrestimin e Zoran Zaevit, bën me dija “INA”.
“Aksioni i radhës i ‘gjyqësisë së pavarur’ të Nikolla Gruevskit do të jetë, arrestimi i Zoran Zaevit. Pres që në seancën e ardhshme gjyqësore për rastin "Puç" më 7 shtator, që Gjykata të sjellë vendim që Zaevi të arrestohet, dhe ashtu siç qëndrojnë punët deri më tani, nuk do të befasohem nëse ai vendim realizohet në vepër.
Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë sjellje nënçmuese ndaj opozitës dhe këtë thyerje të të gjitha marrëveshjeve. E dini edhe vetë se cila është ajo mënyrë. Më falni djem, nuk ka mënyrë tjetër”, përfundon statusi i Geroski-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat