MPB në gjah në Tetovë, për një ditë u dhanë mbi 30 dënime në trafik

Maqedonia

MPB në gjah në Tetovë, për një ditë u dhanë mbi 30 dënime në trafik

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:54

Me aksionin kontrollues që e realizoi Sektori për punë të brendshme në Tetovë, dje u kontrolluan 54 mjete të ndryshme transportuese, si vetura, kombi, autobus gjatë nisjes së vitit të ri shkollor, informuan nga SPB Tetovë.

“Nga mjetet transportuese të kontrolluara, 53 janë dërguar në kontroll teknik, tek shtatë prej tyre është konstatuar parregullsi, pesë shoferë nuk janë paraqitur në kontroll dhe i pret dënim prej 400 euro.

Në njërën prej mjeteve transportuese është konstatuar mbingarkesë, njëri mjet transportues ka pasur foli jo të testuara, dy persona nuk kanë pasur leje vozitjeje, ndërsa një motoçikletë ka qenë lëndë e thyerjes doganore.

Mungesat e vërtetuara janë sanksionuar me 27 fletëpagesa dhe një ftesë për pagesën e gjobës. Tetë vetura dhe dy shoferë janë përjashtuar nga trafiku.

Njashtu janë dhënë edhe gjashtë dënime për persona juridik”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat