Pavlevski: Gjykata e apelit ta shpall të pavlefshëm vendimin e Gjykatës themelore për përgjimet

Maqedonia

Pavlevski: Gjykata e apelit ta shpall të pavlefshëm vendimin e Gjykatës themelore për përgjimet

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:53

Nuk d.m.th. se shkatërrohet sjellja kriminale e funksionarëve që përmenden në materialet përgjuese me vendimin e Gjykatës themelore Shkupi 1 me të cilën ndalohet që të shfrytëzohen materialet e përgjuara si dëshmi në procedurën hetuese pasi që janë siguruar në mënyrë jo ligjore, deklaroi ish prokurori publik Stevan Pavlevski për NOVA.

“ Gjykata me këtë vendim i la anash interesin publik, shoqëror dhe e ngriti interesin personal të familjes. Ai interes shoqëror është interes i drejtësisë, rrënimit të kriminalitetit.

Prej këtu, gjykata me këtë hap dukshëm nuk i respekton vendimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg, ndërsa obligohet që t`i respektoj në pajtueshmëri më Kushtetutën dhe ligjet që ekzistojnë në Maqedoni.

Ky nuk është rasti i parë i mos respektimit të Gjykatës në Strasburg, kjo është praktikë e gjykatave maqedonase e cila në mënyrë të partizuar i hedh poshtë vendimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Kjo është një arsye profesionale që Gjykata e Apelit e cila vendos pas ankesës së ekipit të mbrojtjes së opozitës që ta shpall të pavlefshëm dhe ta ndërpresë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë”, deklaroi Pavlevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat