PPD-ja ngushëllon familjen Stipçeviq

Maqedonia

PPD-ja ngushëllon familjen Stipçeviq

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:12

Në një telegram ngushëllimi PPD-ja ia ka dërguar ngushëllimet familjes Stipçeviq me rastin e vdekjes se Aleksandër Stipçeviq.

Ja telegram ngushëllimi:

E nderuara familja Stipçeviq,

Me dhimbje të thellë mësuam për vdekjen e akademikut, bibliografit, bibliotekistit, albanologut, eseistit,arkeologut dhe ilirologut të famshëm; burrit dhe babait të devotshëm Aleksandër Stipçeviq.

Gjatë veprimtarisë së tij shkencore ai la gjurmë të thella në studimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve, afirmimit të elementit arbëresh në botë dhe popullit shqiptarë në përgjithësi, andaj ne i jemi tepër mirënjohës dhe krenohemi me personalitetin e Tij.

Veprat e tia janë dhe do të mbeten edhe për gjeneratat që do të vijnë dëshmi e vërtetimit të origjinës ilire të shqiptarëve./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat