VMRO-DPMNE: Tito Petkovski është një politikan i harxhuar

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Tito Petkovski është një politikan i harxhuar

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:02

VMRO-DPMNE reagoi ndaj deklaratës së Tito Petkovskit ku të njëjtin e quajti si politikan të harxhuar dhe ia përkujtoi kohën e qëndrimit të tij në koalicionin qeverisës.

“ Frika e Tito Petkovskit se pas zgjedhjeve në prill nuk do të jetë asnjë faktor relevant në skenën politike është e dukshme.

Tito Petkovski është një humbës politik i cili është me përvojë dhe i vetëdijshëm për ta ditur se populli e ka lexuar atë dhe mos punën e tij.

Petkovski i cili ishte në qeveri, secilin rast e shfrytëzonte për urgjencën e tij personale biznesore për biznese të dyshimta dhe kjo ishte edhe arsyeja e ndërprerjes së koalicionit.

Tri ministrat që ai i propozoi në qeveri, qeverinë e lëshuan pasi që i ka kryer presione dhe urgjenca për vendimet kriminale dhe interesat biznesore.

Këto punë flasin se për çfarë njeriu bëhet fjalë. Sa të doje le të bëhet ai i ndershëm. Tito Petkovski është një politikan i harxhuar prej moti kohë, me shumë afera dhe skandale dhe qytetarët e dinë këtë gjë.

Tito Petkovski në tërë karrierën e tij politike nuk ka asnjë punë pozitive, ndërtim, projekt ose masë të cilën do ta mbajnë mend qytetarët. Koha për politikanët e tillë ka përfunduar. “, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat