Dita e parë e Vitit të Ri shkollor 2015 / 2016 filloi në të gjitha shkollat e Komunës së Gostivarit

Maqedonia

Dita e parë e Vitit të Ri shkollor 2015 / 2016 filloi në të gjitha shkollat e Komunës së Gostivarit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:38

Nga Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit njoftuan se dita e parë e Vitit të Ri shkollor 2015 / 2016 filloi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike në territorin e Komunës së Gostivarit.

Në 11 shkollat fillore qendrore me gjithsej 20 shkolla periferike, si dhe 4 shkollat e mesme publike komunale procesi edukativo – arsimor ka filluar pa asnjë problem të theksuar.

Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit në koordinim me drejtoritë e shkollave ndërmorën të gjitha masat e nevojshme që procesi të fillon në kohën e paraparë.

Gjatë pushimeve verore, janë kryer disa investime dhe në shumicën e shkollave janë lyer muret e objekteve shkollore si brenda ashtu edhe jashtë, ndërkohë që sipas ligjit në fuqi është bërë edhe dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i objekteve shkollore.

Nga Departamenti për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, urojë nxënësit, prindërit, kuadrin pedagogjik dhe drejtoritë e shkollave me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor, me dëshirën për sukses dhe përkushtim të përbashkët për një proces sa më të frytshëm edukativo – arsimor.

Viti i ri shkollor 2015 – 2016 filloi për gjithsej 10840 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunë së Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat