Gazetarët e MPM megjithatë i nënshkruan marrëveshjet me paga të shkurtuara

Maqedonia

Gazetarët e MPM megjithatë i nënshkruan marrëveshjet me paga të shkurtuara

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:35

Një pjesë e vogël e gazetarëve nga Media Print Maqedonia sot në ora 12 u mblodhën në një protestë paqësore që u paralajmërua qysh dje, pasi që e kuptuan se menaxhmenti i kompanisë do t`ia ulë pagat.

Sot u mblodhën pak gazetar nga “Dnevnik” dhe “Utrinski Vesnik” të cilët erdhën që t`i dëgjojnë këshillat juridike të avokatëve nga sindikata e gazetarëve, ndërsa më të shumtë në numër ishin gazetarët e “Vest”.

Sipas vendimit të menaxhmentit të MPM, për 10 përqind ulen pagat deri në 18.000 denar, për 20 përqind ato mbi 30.000 denar dhe për 30 përqind pagat mbi 60.000 denar.

Dje të gjithë të punësuarve në “Utrinski vesnik”, “Vest”, “Dnevnik”, “Tea moderna” dhe “Sporti maqedonas” iu dhanë para tavolinave kontrata të reja për punë, të cilat nëse nënshkruhen hynë në fuqi nga i pari i këtij muaji. Së bashku me marrëveshjet, secilit gazetar veç e veç iu është shpërndarë edhe Aneksi nga marrëveshja. Gazetarët kanë mundësi që në afat prej 15 ditëve të nënshkruhen në Aneks. Në të kundërtën largohen nga puna.

Sot, ekipi i avokatëve i cili u angazhua nga Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë i këshilloi gazetarët që t`i nënshkruajnë marrëveshjet dhe pas asaj të ankohen.

“ Nënshkruani marrëveshjet, rrini në punë, dhe për mungesat tjera pas ankesës mund të ngritni edhe padi penale dhe në gjykatë të tregohemi. Me procedurën në gjykatë duhet të tregohet Aneksi si jo ligjor. Nëse bilanci i suksesit të firmës përmirësohet, atëherë juve duhet që të ju kthejnë pagat sipas të vjetrës”, deklaroi avokatja Natalija Milenkovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat