Johanes Han toleron Gruevskin, gjykata e VMRO-së vendos të mos hetohen “bombat” e Zaevit!

Maqedonia

Johanes Han toleron Gruevskin, gjykata e VMRO-së vendos të mos hetohen “bombat” e Zaevit!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:09

Vendimi i fundit i Gjykatës Themelore Shkup 1 është skandaloz dhe para kohe ia merr të gjitha kompetencat prokurori të ri special në Maqedoni që pritet të emërohet më 15 shtator shkruan Zhurnal.

Ky vendim i Gjykatës së Shkupit i shpall të pavlefshme matrialet e përgjimeve(bisedat telefonike) që e ka dorëzuar LSDM-ja në gjykatë ku kryeministri, Nikolla Gruevski, ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë akuzohen se kanë bërë korrupsion, presion politik dhe fshehje të dëshmive për vrasje.

Ekspertët janë të mendimit se me këtë veprim sabotohet puna e prokurorit të ri special. Profesori, Gordan Kallajxhiev për DW mendon se me këtë pengohet që drejtësia të funksionoj me cka një ditë dikush patjetër duhet të jep llogari .

“ Të mos gënjehemi, të gjithë e dim se Gjykata do ta mbaj anën e politikanëve etë fuqishëm. Me vet faktin se ky është një grup tepër i fuqishëm dhe i organizuar, atëher më mirë është të konstatohet me kohë që të kërkohet zgjidhje përmes ndonjë gjykate speciale apo të ngjajshme. Për hirë të vërtetës, e dim se do t’a kontestojnë ligjshmërin e dëshmive të bisedave, por do t’i ndajn ata, para se të filloj të hulumtohet rasti, ndërsa edhe të pengohet hetimi se kush ka incizuar në mënyr të jashtligjshme është vepër penale kundër gjyqësorit”, paralajhmëron prpfesori Kallajxhiev.

Ekspertët janë të mendimit se vendimi i funditi Gjykatës nënkupton se audio-regjistrimet nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi gjatë hetimit gjyqësor..

Sipas tyre është e paqart se Gjykata këtë vendim e ka bërë pa konstatuar se kush dhe në cfar mënyre janë siguruar audio-regjistrimet dhe se vallë këta matriale janë autentike apo të montuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat