Gruevski ndërhyn në Gjykatën e Shkupit,matrialet e përgjimeve i shpall të pavlefshme!

Maqedonia

Gruevski ndërhyn në Gjykatën e Shkupit,matrialet e përgjimeve i shpall të pavlefshme!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 11:08

Nga Komiteti i Helsinkit janë shprehur të habitur nga vendimi i Gjykatës e cila hodhi poshtë provat për përgjimet, material deri tani të publikuara nga LSDM.

“Jemi të shtangur nga keqpërdorimi i procedurës nga ana e gjykatës në moskryerjen profesionale të funksionit të gjyqit”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit pasiqë mbrëmë Gjykata Shkupi 1 përmes një komunikate të publikuar në ueb faqen e saj informoi se me kërkesë të avokatit Nikolla Dodevski, ka sjell vendim me të cilën është hedhur poshtë kërkesa për audionicizimet, bisedat apo transkriptet e përgjimeve.

Nga KH thonë se sipas gjykatësit, ato prova paskan qenë të furnizuara në mënyrë joligjore dhe në bazë të kësaj nuk mund të merret vendim gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat