Thaçit i përshtatet VMRO-ja, asnjë fjal "nuk i del nga goja" për Gruevskin!

Maqedonia

Thaçit i përshtatet VMRO-ja, asnjë fjal "nuk i del nga goja" për Gruevskin!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:29

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit vazhdon të mos adresoj asnjë kritik për projektet e qeverisë dhe skandalet e kryeministrit,Nikolla Gruevskit.

Prokurori special dhe kodi zgjedhor nuk i interesojn Thaçit . Projekti “Shkupi-2014” po finalizohet,Maqedonia pyllzohet me kisha,buxheti i shtetit nuk ndahet në mënyr proporcionale, shqiptarët ende kanë problem me nënshtetësin dhe cështje elementare për jetë.

Padrejtësia ekonomike cdo ditë e më tepër thellohet, maqedonasit që jetojn në komunën e Aerodromit kanë kushte amerikane, ndërsa në vendbanimet shqiptare ende është problem uji i pijshëm, cerdhet, poliklinikat shtetërore dhe kushtet tjera elementare për jetë.

Përgjime ilegale dëshmuan se kryeministri, Gruevski është fajtor për keqpërdorime të pushtetit, por kjo asnjëher deri më tani nuk e shtyri kryetarin e PDSH-së, Menduh Thacin që të flet kundër Gruevskit dhe të ndërhyj me plane konkrete.

Opozita nuk prezanton asnjë plan deri tani se si të zgjidhet kriza politike në interes të shqiptarëve ,problemet me të cilat ballafaqohen studentët dhe qytetarët e Tetovës. Opozita akuzohet nga qytetarët se sa më shumë kohë kalon pa bërë reagim për lidhjet që kanë të bëjnë me përgjimet,rrahjet e shqiptarëve, kodin zgjedhor, prokurorin special.

Është e vetmja Opozitë në botë që nuk e akuzon Qeverinë dhe kryeministrin, Nikolla Gruevski për përgjimin ilegal, krizën politike dhe mbylljen e ndotësit më të madh të Jugohromit.

Partia Demokratike Shqiptare që mbi dhjet vjet deklarohet se kishte të gjithë informacionin se krerët e kësaj partie, përgjohen ilegalisht nga policia sekrete,ndërsa në kohën kur tani është momenti për të reaguar,ajo heshtë ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat