Ahmeti takon sot zyrtarin e lartë francez Dezir

Maqedonia

Ahmeti takon sot zyrtarin e lartë francez Dezir

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:28

Nga BDI njohtojnë se lideri i partisë Ahmeti do të qëndrojë sot në Shkup për të realizuar takim me zyrtarin e lartë françez Arlem Dezir si dhe me Ambasadoren e Francës Lorens Oer.

Një delegacion i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, i kryesuar nga sekretari shtetëror për çështje evropiane Arlem Dezir sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Gjithashtu, zyrtari i lartë françez Arlem Dezir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ketë takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit për çështje evropiane dhe të Komisionit për politikë të jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat