Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski plotë 9 vite e ka izoluar shtetin para Bashkimit Evropian (BE) dhe bashkësisë ndërkombëtare, vlerësojnë analistët politik.
Sipas tyre, Gruevski vetëm deklarativisht angazhohet për integrim në BE dhe NATO ndërsa në vepër është në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë dhe bllokun sllav.
Plotë nëntë qeveria e Gruevskit jo vetëm që nuk bëri asnjë përparim për integrim në BE dhe NATO por tani është në pikëpyetje edhe rekomandimi i BE-së i cili u mor për herë të parë në vitin 2005.
Analistët janë të mendimit se Maqedonia nuk vizitohet aspak nga qendrat e vendosjes, Brukseli dhe Uashingtoni për shkak të politikave nacionaliste dhe ideologjisë proruse të Gruevskit.
Gjatë këtyre viteve Maqedonia u shndërruar në një shtet parti, duke ngulfatur demokracinë, drejtësinë, lirinë e mediave dhe gjithë institucionet e shtetit.
Kjo situat është e patolerushme andaj qytetarët janë të zhgënjyer tërësisht nga liderët politik, madje edhe nga zyrtarët e BE-së të cilët konkretisht nuk bëjnë asgjë për ndryshime thelbësore në vend.
Ndërkohë analisti politik, Jove Kekenovski thotë se më këtë struktur politike në pushtet nuk mund të ketë ardhmëri për vendin dhe qytetarët. Sipas tij, shumë politikanë në Maqedoni si të pushtetit ashtu edhe të opozitës duhet të largohen njëherë e përgjithmonë nga skena politike.
“Nuk ka perspektivë më këtë sjelle, me mospasjen e ndërgjegjes dhe moralit për krizën në të cilën është zhytur vendi. Dikush shpëtimin e lëkurës personale e paraqet si interes kombëtar. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ikin njëherë e përgjithmonë nga skena politike, pavarësisht kush është, dikush duhet të largohet nga skena politike”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Jove Kekenovski.
Ai thotë se kishte një periudh kur Brukseli e mbështeste qeverinë e Gruevskit. Mirëpo, siç thotë ai, shumë vonë është që Evropa ta përmirësojë gabimin e saj, sepse në kohën kur Gruevski kishte përkrahjen e BE-së ai bëri atë që deshi, bëri monopolin, krimin, korrupsionin, politizoi gjykatat dhe futi nën kontroll mediat.
“Brukseli këtu i mbylli sytë. Zyrtarët e BE-së nuk duhet të bien në spekuklimet që i plasojnë liderët politik nga Maqedonia. Shumë politikanë nga qeveria dhe opozita që na sollën në këtë gjendje duhet të ikin përfundimisht nga skena politike. Të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë skenare po na përgatisin”, theksoi mes tjerash Kekenovski.
Analistët thonë se si është e mundur që BE-ja të toleron partizimin e plotë të administratës, policisë, ushtrisë, gjyqësorit, madje edhe të mbyll televizionin e vetëm kritik A1.
Maqedonia është shndërruar në një shtet ku njerëzit mendojnë si të ikin për në Evropë apo Amerikë, për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe paperspektivës së vendit nga shumë probleme të cilat inskenohen nga pushteti i Gruevskit.
Ndryshe, qytetarët janë dëshmitarë të shumë rasteve të montuara politike si ‘Monstra’, ‘Kumanova’ dhe raste të tjera të cilat bëhen me qëllim për të polarizuar ndasitë e mëdha mes shqiptarëve dhe maqedonasve, të cilët shkojnë në shërbim të elitave politike, shkruan Zhurnal.