Sekretari shtetëror francez për çështje evropiane Dezir në Maqedoni

Maqedonia

Sekretari shtetëror francez për çështje evropiane Dezir në Maqedoni

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:57

Një delegacion i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, i kryesuar nga sekretari shtetëror për çështje evropiane Arlem Dezir sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Gjatë qëndrimit njëditor, delegacioni francez do të pritet nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Në takim, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, do të bisedohet për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për angazhimet e të dy vendeve për bashkëpunim të mëtejshëm të hapur dhe të sinqertë.

Sipas paralajmërimit, Arlem Dezir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ketë takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit për çështje evropiane dhe të Komisionit për politikë të jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat