“Plenumi i nxënësve”: Edhe këtë vit do të luftojmë kundër reformave të këqija

Maqedonia

“Plenumi i nxënësve”: Edhe këtë vit do të luftojmë kundër reformave të këqija

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:51

Disa qindra nxënës të shkollave të mesme u grumbulluan në ditën e parë shkollorë para Ministrisë së arsimit dhe shkencë, në Parkun e gazetarëve që të diskutojnë për planet e tyre të ardhshme dhe strategjitë në luftën kundër reformave të këqija në arsim.

Nga “Plenumi i shkollave të mesme” thonë se aktivitetet e tyre i kanë planifikuar gjatë tërë verës dhe se menjëherë do t’i dorëzojnë kërkesat e tyre para MASH ndërsa aktivitetet e radhës do të varen nga Ministria e arsimit. Nxënësit e shkollës së mesme thonë se nëse kompetentët sillen në mënyrë injoruese dhe bëjnë reprizën e vitit të kaluar, të njëjtën do ta veprojnë edhe ata.

“Mendojmë për ndryshim të kërkesave për konceptin e maturës shtetërore dhe do të kërkojmë përfshirje të barabartë të Plenumit në miratimin e konceptit të ri të maturës shtetërore, do të kërkojmë që ky koncept të hyj në fuqi për ato nxënës të mesme që do të paraqiten me miratimin e konceptit. Në lidhje me testimin ekstern, kërkesat janë po ato, deklaroi Andrej Bitkarov nga “Plenumi i shkollave të mesme” duke shtuar se aktivitetet e Plenumit do të varen nga vendimi i shumicës së anëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat