UEJL plotëson parashikimet e regjistrimit për vitin e ri Akademik 2015/2016

Maqedonia

UEJL plotëson parashikimet e regjistrimit për vitin e ri Akademik 2015/2016

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:40

Rektorati i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) , në mbledhjen e fundit e ka cilësuar shumë të suksesshëm afatin e parë të regjistrimit të studentëve, në vitin e ri akademik 2015/2016. Afati i dyte i regjistrimit për studime deridiplomike për vitin akademik 2015/2016, do të zgjasë deri me 12 shtator 2015.

Në bazë të analizave të bëra, menaxhmenti ka vlerësuar se afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin e parë, në fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), për vitin akademik 2015/2016, ka patur sukses të plotë, pasi janë përmbushur parashikimet për ciklin e parë të studimeve. Në disa drejtime edhe janë tejkaluar ato, por gjithnjë duke qenë në suaza të kritereve të përcaktuara me konkursin për regjistrim të atyre kandidatëve që e kanë fituar statusin e studentit në këtë universitet.

“Aplikimet për studime në UEJL, në afatin e parë, kane dhënë rezultatet e pritura dhe po kështu presim ky interesim të vazhdojë edhe në afatin e dytë, i cili tashmë është shpallur”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Që tani mund të thuhet se është kompletuar pjesa më e madhe e grupeve studimore, të cilët do të mund të funksionojnë në numër të mjaftueshëm në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhen angleze, në programet studimore për të cilat kanë shprehur interesim për të studiuar studentët në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë dhe Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat