Gjykata themelore Shkup 1: Dëshmitë për përgjim janë siguruar në mënyrë joligjore

Maqedonia

Gjykata themelore Shkup 1: Dëshmitë për përgjim janë siguruar në mënyrë joligjore

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:50

MIA në mënyrë integrale e transmeton kumtesën e Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup për paditë penale të parashtruara nga LSDM në Prokurorinë themelore publike.

"Me kërkesë të disa mediumeve të caktuara të cilave gjatë ditës iu është përgjigjur me shkrim, e informojmë opinionin se duke vepruar me kërkesë për ndarjen e dëshmive nga aktet e Prokurorisë themelore publike në pajtim me nenin 93 alinea 12 të LPP, parashtruar nga avokati Nikolla Dodevski, gjykatës i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 - Shkup, solli vendim me të cilin shfaqet kërkesa për ndarjen e dëshmive - incizimeve nga bisedat telefonike dhe transkriptet e të njejtave nga lëndët e PTHP të formuara pas padisë së parashtruar penale të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Në kërkesën drejtuar gjykatësit së procedurës paraprake, është cekur se në drejtim të PTHP Shkup janë parashtruar padi penale dhe po zhvillohet procedurë kundër të dyshuarve Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, Sasho Mijallkov, Irena Misheva, Martin Protugjer, Toni Trajkovski dhe Koce Trajanovski, ndërsa incizimet nga bisedat telefonike dhe transkriptet nga të njejtat janë bashkangjitur si dëshmi në lëndët për vepër të kryer penale duhet të ndahen si dëshmi të siguruara në mënyrë ilegale meqenëse në pajtim me nenin 12 alinea q nga LPP nuk mund të shfrytëzohen dhe ndaj tyre të bazohet vendimi gjyqësor, ndërkaq në pajtim me nenin 93 të LPP kompetent për sjelljen e vendimit për ndarjen e dëshmive nga aktet është gjykatësi i procedurës paraprake më së voni deri në përfundimin e procedurës hetimore.

Duke vepruar sipas kësaj kërkese, gjykatësi me procedurë paraprake, me shkresë, prej vitit 26.08.2015, kërkoi nga PTHP Shkup që t'i parashtrojë të gjitha lëndët kundër personave të përmendur të dyshimtë, ndërsa njëheri u kërkua edhe nga PTHP - Shkup të prononcohet edhe për çdo lëndë ndaras nëse ende zgjatin procedurat hetuese ose kanë përfunduar, si dhe në favor të çdo lënde të parashtrojë raport nëse nga ana e prokurorisë ka qenë i parashtruar propozim për dhënien e masave të posaçme për ndjekjen e komunikimeve të personave të përmendur të dyshimtë.

Duke vepruar me kërkesë dhe duke e vlerësuar vetëm ligjshmërinë e dëshmive pa u lëshuar në përmbajtjen e procedurës të cilën e zhvillon Prokuroria publike, e duke e marrë parasysh raportin me shkrim të marrë nga PTHP - Shkup, gjykatësi me procedurë paraprake e ka fuqizoi kërkesën për dhënien e audio materialeve të përmbajtura në CD dhe transkriptet nga të njëjtat si dëshmi nga aktet e lëndëve.

Audio materialet dhe transkriptet mbyllen dhe ruhen te gjykatësi në procedurë paraprake pranë këtsaj gjykate të ndara nga aktet e tjera, me ç'rast nuk mund të shfrytëzohen në procedurë, pasi në pajtim me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe ndyrshiemt e të njëjtit, varësisht nga periudha prej kur janë paraqitur personat e dyshimtë, masat e posaçme hetuese për ndjekjen e komunikimeve jepen sipas kërke4sës për dhënien e urdhërit për ndjekjen e komunikimeve, deri te gjyaktësi kompetent që parashtrohet nga Prokurori adekuat publik me iniciatëv të veten ose organ tjetër të autorizuar në pajtim me këtë ligj dhe urdhëri jepet me afat të kufizuar në kohëzgjatje të cekur në urdhërin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat