BDI: Ne vazhdojmë të jemi subjekti më i fuqishëm politik te shqiptarët në Maqedoni

Maqedonia

BDI: Ne vazhdojmë të jemi subjekti më i fuqishëm politik te shqiptarët në Maqedoni

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:49

Pas botimit të një ankete të paqenë, nga disa portale në Maqedoni, ku nxjernin BDI-në me rejting më të ulët se 5%, ka reaguar së fundi edhe partia vetë për të kritikuar dezinformatat dhe keqpërdorimin e emrit të IRI-t.

Në komunikatën e saj për media, BDI, shprehet:

“Rikujtojmë këto portale dhe ato individë apo subjekte që fshihen prapa tyre, se rejtingu i një partie politike nuk varet nga sajimet tendencioze të dezinformatave publike, por nga puna dhe angazhimi i saj në realizimin e programit të vetë politik. Madje, edhe në vetë këtë anketë të sajuar, shihet qartë roli dominant i BDI-së në kampin politik shqiptar, çka flet për joseriozitetin dhe joprofesionalizmin e skajshëm të sajuesve të kësaj dezinformate, në tendencën për të dëmtuar imazhin e BDI-së.

Është i dhembshëm fakti se në rastin konkret, keqpërdoret autoriteti i një organizate me renome ndërkombëtare në sferën e hulumtimit të opinionit publik, siç është IRI, i cili e ka përgënjeshtruar këtë dezinformatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë subjekti më i fuqishëm politik te shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, duke pasur besueshmëri të lartë dhe të palëkundur te elektorati i vetë.”
Në anketën në fjalë, shihej një diferencë e ulët mes VMRO-së dhe LSDM-së, por gjithashtu edhe partitë e reja shqiptare kishin elektorat solid. E gjithë kjo doli të jetë sajesë./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat