Zaev premton: Aksioni Mostra do zbardhet

Maqedonia

Zaev premton: Aksioni Mostra do zbardhet

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 18:45

Me rastin e kthimit në parlament të opozitës maqedonase, pas pothuajse 15 muajsh, kryetari i saj, Zoran Zaev, mbajti një deklaratë për shtyp ku bëri me dije se pa respektimin në kohë të marrëveshjes me pozitën Maqedonase, VMRO, zgjedhjet e 27 Prillit rrezikohen të mbahen.
“Ne u morëm vesht në 2 Qershor, që shteti deri në 15 Shtator të ndryshojë Prokurorin Publik, ndërsa deri në 20 Tetor të krijohet qeveria kalimtare, që të garantojë zgjedhjet e reja demokratike. Por në rast se deri në 15 Shtator, qeveria nuk ndryshon prokurorin, atëherë Marrëveshja jonë s’do jetë më valide pasi vetëm një prokuror i pavarur do mund të gjykojë provat e video-incizimeve, duke përfshirë edhe Mostrën. Në rast të kundërt, ne do publikojmë bombat e mbetura publikisht si më parë,” deklaroi mes tjerash Zoran Zaev, përpara Parlamentit.
Ai gjithashtu kërkoi të zbatohen edhe pikat tjera të marrëveshjes, si krijimi i mediave të lira, dorëheqjen e kryeministrit dhe pastrimin i listave zgjedhore./ Fitim Dika, Bota Sot


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat