Ministri i Arsimit: Librat e vitit të ri shkollor nuk do ndryshohen

Maqedonia

Ministri i Arsimit: Librat e vitit të ri shkollor nuk do ndryshohen

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:29

Edhe këtë vit, kundrejt premtimeve për t’u ndryshuar tekstet e librave shkollorë në gjuhën shqipe nga gabimet drejtshkrimore, shkencore, por ne disa raste edhe fyese kundrejt shqiptarëve, mbetën të parealizuara.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, gjatë vizitës së tij në shkollën fillore “Pashko Vasa”, në Grupçin tha:
“Fillimisht, patjetër duhet të ndryshohet ligji për librat shkollor, që pastaj të kemi mundësi për të intervenuar dhe për t’i ndryshuar përmbajtjet problematike të tyre.”
Më tej ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se nuk do ketë marrëveshje të shpejtë me plenumin e nxënësve, për të larguar testimin ekstern.
“Nuk është koha për ndryshime të ligjit për arsimin fillor dhe atë të mesëm, dialog po, por në situatë kur partitë politike po merren vesh për zgjedhje parlamentare, nuk duam që arsimi të jetë në plan të parë dhe të keqpërdoret për qëllime politike”, ka përfunduar Ademi. /Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat