Bakiu: Zaevi përsëri do ti “kallë” bombat, për shkak se LSDM-ja nuk ka plane veprimi

Maqedonia

Bakiu: Zaevi përsëri do ti “kallë” bombat, për shkak se LSDM-ja nuk ka plane veprimi

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:42

Maqedonia gjendet para një krize të re politike. LSDM-ja në munges të planeve konkrete për të dalë nga kriza, shpëtimin do t’a gjej në vazhdimin e publikimit të bombave të reja ka deklaruar për Zhurnal, drejtori, Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtime politike dhe qeverisje të mirë. Sipas tij LSDM-ja pranoi Marrëveshjen e Përzhinës nga frika se mos i dështon projekti i publikimit të bombave.

“Njëra se LSDM- ja pranoj marveshjen nga friga se mos t’i dal i pasuksesshëm presioni ose protesta para qeverisë me tenda. Dhe se praktikisht me nxjerrjen gjysmake të bombave ose ato qe i ka nxjer s’kan pas efektin e vet të duhur, raporti i forcës ngelet i njëjtë dhe kjo do të manifestohet në realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe në funsionimin e qeverisë, organeve si dhe prokurorit publik, pastaj roli i prokurorit, kompetencat dhe hapat qe duhet ti mer ai”, theksoi Bakiu duke sqaruar se simpatizantët e LSDM-së janë dëshpruar nga pritjet e deritanishme, andaj Zaev shpëtimin e vetëm do ta gjej në vazhdimin e publikimit të bombave.

“Që politika e VMRO-së do shkoj në mbrojtje, kurse LSDM-ja në sulm, që vështir të arrihet baraspesha. LSDM-ja sdo mund t’i akomodoj dëshirat e antarëve të saj e lëre më me paknaqësinë që egziston tek masa më e gjërë.Kjo do të shpie politikën në antagonizëm-pozicioni asimetrik që jam i mendimit se LSDM-ja përsëri do kthehet në taktikën e parapushimeve të deskreditimit të qeverisë. Sepse nga shpallja e bombave pritjet ishin shumë të mëdhaja nga simpatizuesit e LSDM-së se pastaj erdhi edhe deri te mosdurimi kur vendosën tendat, që sigurisht mos të arriheshte marreveshje, ata do të dorëzoheshin gjatë periudhës së verës, prandaj ajo marrëveshje që nënshkruajti Zaev praktikisht ishte për t’a shmangur këtë situatë”, ka theksuar mes tjerash për Zhurnal, drejtori, Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtime politike dhe qeverisje të mirë.

Ndryshe, Maqedonia më shumë se 6 muaj po dridhet nga skandali i përgjimeve që shkaktoi krizë të thellë politike në vend, gjë që solli përplasjen më serioze mes pushtetit dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat