Zaev: Nuk do të ketë marrëveshje palloma

Maqedonia

Zaev: Nuk do të ketë marrëveshje palloma

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:23

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para futjes së deputetëve nga opozita në Parlament, përkujtoi se para një vit e tri muajve ka deklaruar se Nikolla Gruevski duhet të jap përgjegjësi për zgjedhjet kriminale.

Informoi, deklaroi Zaev, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të mundshme kur të krijohen kushtet normale demokratike.

“ Kërkova qeveri kalimtare në orën 19 në ditën e zgjedhjeve kriminale. Kërkova edhe ndarjen e partisë nga shteti, rregullimin e medieve.

Ashtu si e informova këtë, kishte dyshime nëse opozita a do të mund të mbijetoj jashtë Parlamentit, dhe nëse do të ketë blerje të deputetëve.

Një vit më vonë, Nikolla Gruevski pranoi gjithçka, dorëheqjen, prokurorin special dhe qeverinë kalimtare”, deklaroi Zaev.

Sot, tha ai, pas një viti e tri muaj jemi këtu me deputetët tanë që të ju informojmë për hapat e ardhshëm.

“ Me këtë tregojmë se e respektojmë marrëveshjen e 19 qershorit. Deri me 15 shtator të zgjidhet prokurori special i cili do të siguroj sundimin e të drejtës dhe do t`i nis hetime për materialet nga përgjimet.

Me 20 tetor të zgjidhet qeveri kalimtare, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe gjyqësi.

Të votohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit. Duhet respektuar afati për zgjedhjen e prokurorit special ose marrëveshja nuk është valide. Nuk ka marrëveshje të reja palloma”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat