BE e përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

Maqedonia

BE e përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:03

Bashkimi Evropian përmes Komisionit Evropian, sot e përshëndeti kthimin e deputetëve të LSDM-së opozitare në Parlamentin e Maqedonisë që është realizuar sipas Marrëveshjes së Przhinos.

Brukseli zyrtar, njashtu, dërgoi një porosi se nga afër është duke i përcjell zhvillimin e ngjarjeve dhe pret progres në raport me zgjedhjen e Prokurorit special.

“ E përshëndesim faktin se opozita tash është e kthyer në parlament. E dini se kjo është pjesë nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e që u arrit në qershor dhe korrik të këtij viti.

Shumë me rëndësi është që kjo marrëveshje të implementohet dhe ne tani presim që Parlamenti të punoj me prioritete reformuese në interesin e tërë vendin”, porositi zëdhënësja e Euro komisionit, Maja Kocijançiq.

Në lidhje me problemet gjatë zgjedhjes së Prokurorit special dhe mundësisë që të tejkalohet afati, dhe ajo gjë është 15 shtator, zëdhënësja dha një përgjigje decime se Brukseli pret progres në këtë fushë.

“ Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me Prokurorin special, puna rreth tij ende është duke u zhvilluar dhe ne presim që partitë t`i mbajnë dhe implementojnë të gjitha obligimet.

Eurokomisioni dhe sidomos komisari Han e përcjell nga afër dhe ne presim progres në këtë fushë”, deklaroi Kocijançiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat