Partia liberal demokratike kërkon uljen e çmimeve të parkimit në Shkup

Maqedonia

Partia liberal demokratike kërkon uljen e çmimeve të parkimit në Shkup

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:24

Në seancën e Këshillit të qytetit të Shkupit të mbajtur me 30 gusht të vitit 2015, këshilltari i Partisë Liberale Demokratike Zoran Shapuriq në emër të opozitës ngriti një iniciativë për uljen e çmimeve të shërbimeve të Ndërmarrjen Publike “ Parking i qytetit” Shkup për parkimin e veturave në garazhe me kate dhe parkimit sezonal në Shkup.

Motivet e kësaj iniciative kanë të bëjnë me forcën blerëse të qytetarëve dhe shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave të parkingut, sidomos në garazhet me kate ku në pjesën më të madhe të ditës janë të zbrazëta.

Në këtë kuptim është iniciuar që çmimet për parkim në garazhet me kate të ulen nga 30 den për një orë në 15 den, si dhe çmimet e parkimit sezonal në zonat B dhe C të ulen për 20 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat