Ademi:Rreth 20.000 nxënës të klasës së parë filluan mësimin, s"ka gjoba për arsimtarët!

Maqedonia

Ademi:Rreth 20.000 nxënës të klasës së parë filluan mësimin, s"ka gjoba për arsimtarët!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:19

Sot në shkollën Fillore “Pashko Vasa” në fshatin Grupçin, komuna e Zhelinës ministri i Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi hapi vitin e ri shkollor.

Ademi tha se sot rreth 275.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme fillojnë vitin e ri shkollor 2015/2016. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen edhe rreth 20.000 nxënës të klasës së parë.

Ademi theksoi se këtë vit nuk do të ketë dënime për arsimtarët, por vetëm shpërbilme për ata që do të tregojnë sukses.

Numri i përgjithshëm i nxënsve, rreth 190.000 janë nxënës të shkollave fillore dhe rreth 85.000 të shkollave të mesme.

Në Maqedoni ka 105 shkolla të mesme dhe 337 shkolla fillore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat