Trajanov: Pse të dal prej qeverisë kur të gjithë po futen brenda?

Maqedonia

Trajanov: Pse të dal prej qeverisë kur të gjithë po futen brenda?

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov në një deklaratë për Plusinfo e vërtetoi informacionin se prej sot në Parlament do të veproj si deputet i pavarur, gjegjësisht nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Dje ai për këtë gjë edhe zyrtarisht e ka informuar spikerin Trajko Velanoski. Por, megjithatë Trajanovski ngelet në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, transmeton zhurnal.mk

“ Mendoj se në këtë periudhë më mirë është që të veproj si deputet i pavarur pasi që në këtë mënyrë do të mundet t`i paraqes qëndrimet e partisë dhe në këtë mënyrë të përgatitem për zgjedhje.

Kjo gjë nuk nënkupton se unë po dal prej qeverisë, pse do ta bëja këtë gjë, kur të gjithë po futen brenda”, deklaroi Trajanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat