BDI: Takimi me Zaevin është gënjeshtër, qëllimi është për t’a dëmtuar imazhin e Ahmetit

Maqedonia

BDI: Takimi me Zaevin është gënjeshtër, qëllimi është për t’a dëmtuar imazhin e Ahmetit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:11

BDI përmes një reagimi nga Kabineti i KryetaritAli Ahmeti ka përgënjeshtruar lajmin se kinse kryetari i BDI-së, Ali Ahmet është takuar me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev me qëllim për të shpëtuar kryeministrin, Nikolla Gruevski nga prokurori special.

Sipas BDI-së këto dezinformata plasohen nga portale që gjatë gjithë kohës ishin instrument i nxitjes dhe manipulimit të qytetarëve shqiptar për qëllime që vetëm ato i dinë por në esencë kanë qëllime antishqiptare.

Ndryshe ditë më parë në artikullin me titull: Ahmeti me mision të ri "kombëtar" për të shpëtuar Gruevskin nga prokurori special? sipas fakte.net gjatë javës që shkoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe nga i njejti në emër të Nikolla Gruevskit ka kërkuar që Zaev të jap pëlqimin e tij që prokurori i ri special të mos ngritë padi për funksionarët qeveritarë që janë zhytur në kriminalitet, deri në përfundimin e procesit zgjedhor në prill të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat