RDK: Arsimi shqip në Maqedoni me shumë telashe

Maqedonia

RDK: Arsimi shqip në Maqedoni me shumë telashe

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:38

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i RDK-ës Vesel Memedi ka uruar nxënësit dhe arsimtarët dhe ka theksuar se ka shumë probleme në arsim dhe të njejtat duhet të rregullohen.

”Mbetemi me shpresë se infrastruktura shkollore dhe logjistike gjithnjë në shkatërrim e sipër, mungesa e teksteve shkollore, tekstet me përmbajtje fyese për shqipëtarët që e nxisin jotelerancën, urrejtjen dhe diskriminimin do të evitohen, edhe pse fillimi nuk na jep ndonjë shpresë për përmirësim në këtë drejtim. Të gjithë mësimdhënësit e kanë për obligim moral dhe profesional që të reagojnë në kohë për evitimin e pengesave artificiale dhe teknike që i ka plasuar politika ditore, me qëllim që ti kthejmë dhe zhvillojmë vlerat e vërteta të arsimit që janë krijuar ndër vite.

Uroj që ky vit të sjellë suksese në punën dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë shoqërisë në rrugën e dijes dhe të formimit të së ardhmes sonë. Suksese në këtë vit të ri shkollor!” përfundon Memedi në komunikatën e lëshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat