Murati uron të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Maqedonia

Murati uron të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:03

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati uron të gjith nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat të komunës së sarajit.

Ai me këtë rastë, me administratën komunale ka vizituar shkollën “Bajram Shabani”, në Sfillare dhe “Ibe Palikuqi”, në Bojanë. Ai të gjith nxënësve ju uron një vit të mbarë shkollor, suksese dhe shumë shëndet, ndërsa mësimdhënësve u dëshiron punë të mbarë në procesin edukativ-arsimor të fëmijëve.

“Ne, si Komunë në kontinuitet mbështesim, përkrahim me mundësitë tona që I kemi që nxnësve t’ju ofrojm kushte sa më të mira në procesin edukativo-arsimor. Angazhohemi që në të ardhmen të kemi një brez të ri, sa më të shkolluar, cilësor të arsimuar dhe të jetë konkurues duke dëshmuar vlera. Nxënësve ju priftë një vit I mbarë dhe I suksesshëm”, ka thënë Bekim Murati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat