Edhe një deputet e braktisë Gruevskin

Maqedonia

Edhe një deputet e braktisë Gruevskin

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 10:28

Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë, një parti e koalicionit me VMRO-DPMNE ka deponuar kërkesën në Parlament si deputet i pavarur.

Me këtë vendim Trajanov tërhiqet nga koalicioni me VMRO-DPMNE.

Trajanov që është kryetar i LDM-së muajve të fundit kishte dalur me qëndrime të tij personale lidhur me krizën politike, në disa raste duke qenë kundër vendimeve dhe qëndrimeve të koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE. LDM ishte pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat