Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla në pjesët malore dhe me erë të dobët juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta dhe erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

UV ­ indeksi do të jetë 7. Gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë periudha e motit të ngrohtë dhe kryesisht stabil dhe i thatë. Vranësira më të mëdha do të ketë të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës, veçanërisht në pjesët veriore të vendit, por në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shkurta dhe të mëdha të shiut, si dhe paraqitje të bubullimave.

Mot me vranësira do të mbajë edhe të enjten gjatë ditës. Vranësira më të mëdha priten gjatë fundjavës, ndërsa freski më të madhe do të ketë në fillim të javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat