Fillon viti i ri shkollor

Maqedonia

Fillon viti i ri shkollor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:23

Për rreth 275.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot fillon viti i ri shkollor 2015/2016. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen edhe rreth 20.000 nxënës të klasës së parë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi me rastin e fillimit të vitit shkollor do ta vizitojë Shkollën Fillore "Pashko Vasa" në fshatin Grupçin, komuna e Zhelinës.

Nga numri i përgjithshëm i nxënsve, rreth 190.000 janë nxënës të shkollave fillore dhe rreth 85.000 të shkollave të mesme.

Në Maqedoni ka 105 shkolla të mesme dhe 337 shkolla fillore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat