Poposki në Forumin strategjik të Bledit

Maqedonia

Poposki në Forumin strategjik të Bledit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:22

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit, që do të mbahet në Bled, Republika e Sllovenisë.

Siç kumtoi MPJ, forumi, i cili mbahet për herë të dhjetë, këtë vit do të jetë nën titullin "Vizione të partneriteteve të reja", ndërsa fjalime hyrëse do të kenë kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i vendit organizator, Borut Pahor, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Kristian Fris Bah, kryeminsitri i Principatës së Madhe të Luksemburgut, Ksavier Betel, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, kryeminsitri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekertari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zanieri.

Minsitri Poposki do të marrë pjesë në panel diskutimin "Ballkani Perëndimor: Rajoni në qendër të mendimeve gjeostrategjike", në suaza të të cilit do të flasin edhe shefat e diplomacive të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Turqisë, Mevlut Çaushogllu, Bosnjë e Hercegovinës, Igor Cërnadak, Bullgarisë, Daniel Mitov, Hungarisë, Peter Sijarto, zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Para të pranishmëve do të flasin edhe zëvendësndihmës sekretari shtetëror për marrëdhënie evropiane dhe euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Hojt Ji, ministri shtetëror gjerman për çështje evropiane, Mihael Rot, minsitri për marrëdhënie evropiane i Francës, Arlem Dezir, si dhe drejtori për hulumtime dhe profesori i Qendrës franceze për studime ndërkombëtare, Zhak Rupnik.

Në margjina të forumit, janë paraparë edhe takime bilaterale të ministrit Poposki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat