Veljanovski: Kuvendi është thelbi i demokracisë

Maqedonia

Veljanovski: Kuvendi është thelbi i demokracisë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:45

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është vend ku gërshetohen problemet me të cilat ballafaqohet vendi, si dhe sukseset.

Për këtë arsye duhet të formohet koncepti dhe të gjithë të manifestojnë gatishmëri që të zgjidhen problemet. Kuvendi është thelbi i demokracisë parlamentare, e cila është bazë e rendit shtetëror. Përforcimi i mëtejshëm i themeleve të saj është detyrë e rëndësishme e kësaj dhome të qytetarëve të Maqedonisë, porositi sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski në shënimin e bashkëpunimit mes Parlamentit dhe Fondacionit Vestminster për demokraci.

Ai theksoi se menaxhimi me shtetin është përgjegjësi e cila i takon partive në pushtet, por, siç theksoi, nuk është as e vogël dhe për të qenë në opozitë.

"Për këtë ardhja e opozitës në këtë Dhomë duhet të përjetohet si shprehje e përgjegjësisë së këtillë dhe kjo do t'i jep kuptim të plotë Parlamentit të Maqedonisë", theksoi Veljanovski.

Maqedonia, tha Veljanovski, është ballafaquar dhe do të ballafaqohet me probleme të cilat jam i bindur se do t'i zgjidh.

"Si në jetë që themi se askush nuk merr ngarkesë më të madhe se atë që mund të mbajë", theksoi Veljanovski, dhe shtoi se edhe pozita edhe opozita me dinjitet duhet ta mbajnë barën e përgjegjësive që e kanë dhe së bashku të punojnë për të mirën e Maqedonisë.

Parlamenti është zemra e demokracisë, vlerëson edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni Çarls Garet. Parlamenti, sipas tij, është zemra e demokracisë së Maqedonisë që furnizon me gjak sistemin dhe bartë oksigjen në organet vitale. Nga ata që janë zgjedhur në Parlament, theksoi, nuk pritet të hapin ekspozita por të bëjnë gjithçka që munden në interes të popullit.

"Në këtë kuptim nesër është një ditë shumë me rëndësi. Me kthimin e Parlamentin në fuqi të plotë, gjaku i demokracisë mund të fillojë të qarkullojë përsëri. Marrëveshja politike në Përzhino na solli deri në atë kur ishte e nevojshme trimëria dhe fleksibiliteti nga liderët politikë. Kthimi i suksesshëm në Parlament nesër do ta kërkojë trimërinë e njëjtë dhe fleksibilitetin nga ju si deputetë", porositi Garet.

Në shënimin e këtij përvjetori të bashkëpunimit në Parlamentin e Maqedonisë morën pjesë edhe deputetë nga opozita, edhe pse kthimi i tyre në Parlament zyrtarisht duhet të jetë nesër.

Koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së Talat Xhaferi, megjithatë, vlerëson se marrëveshja e arritur dhe ajo që si zgjidhje del nga ajo duhet të jetë jo vetëm në pajtueshmëri me të dy partitë nga bashkësia etnike maqedonase, por edhe të bashkësive tjera që kriza të mos rritet nga intraetnike në interetnike.

Ai shtoi se gjatë zgjedhjeve të ardhshme duhet të ndërpritet me praktikën e zgjedhjeve të parakohshme dhe vendi të hyjë në ciklet e rregullta zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat