Avancohet bashkëpunimi turistik me Turqinë

Maqedonia

Avancohet bashkëpunimi turistik me Turqinë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:43

Turoperatorë dhe agjenci turistike nga Turqia prej sot janë për vizitë zyrtare në Maqedoni, me qëllim të zgjerimit të tregut turistik, rritjes së këmbimit turistik ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë, prëforcimit të partneriteteve tashmë ekzistuese por edhe krijimit të atyre të rejave me Maqedoninë.

Udhëtimi informativ i cili në organizim mtë Agjencisë për mbështetje dhe promovim të turizmit të Republikës së Maqedonisë, do të fillojë në Shkup, do të vizitohet rajoni i verës, Manastiri dhe Muzeu i kemal Ataturkut dhe do të përfundojë me vizitë dyditore në Ohër.

Me qëllim të kontrollit më të madh, përforcimit të partneriteteve tashmë ekzistuese dhe atrye të reja me Maqedoninë për zgjerimin e tregut turistik të rëndësishëm për dy vendet sot u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim nd.rmjet Asociacionit të tur operatorëve nga Turqia - TURSAB dhe Odës turistike hotelierike pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë. Memorandumin e nënshkruan kryetari i këshillit rajonal të TURSAP Mehmet Akus dhe Arkan Kerim, kryetar i Odës turistike hotelierike pranë LOE.

Para turoperatorëve turq dhe agjencive turistike do të prezantohen kapacitetet hotelierike në Ohër me qëllim të ritjes së numrit të turistëve nga një ndër tregjet më të rëndësishme turistike në Maqedoni.

Sipas të dhënave statistikore, numri i turistëve nga Turqia është rritur për mbi 400 për qind, prej vitit 2008 që paraqiste 16.000 turistë deri në vitin 2015 ai numër është rritur për më shumë se 75.000 turistë në vit dhe janë realizuar mbi 140.000 buajtje.

Agjencia organizoi edhe takim afarist në Minsitrinë e Punëve të Jashtme me anëtarët e TURSAB dhe agjencitë turistike nga Turqia.

Kryetari i këshillit rajonal të TURSAB, Mehmet Akus shprehi kënaqësi nga interesi i madh nga ana e ekonomisë turistike të Maqedonisë dhe shpreson për vizitë të suksesshme, shumë kontakte të realizuara me qëllim të vazhdimit dhe rritjes së këmbimit të suksesshëm turistik me Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat