Me rebalansin e buxhetit, Qeveria sillet ndaj Strugës keq e më keq

Maqedonia

Me rebalansin e buxhetit, Qeveria sillet ndaj Strugës keq e më keq

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 15:25

Tashmë do të fillojë edhe viti i ri shkollor 2015/2016, në të gjitha shkollat fillore të komunës së Strugës. Ka kohë që këto shkolla janë mexhirollogari të bllokuara, mungojnë mjetet e punës dhe të konkretizimit, ndërsa nga Ministria e arsimit e as nga Qeveria, askush nuk interesohet për gjendjen në shkollat fillore të Strugës.

Lidhur me këtë çështje, iu drejtuam deputetit nga Struga, Jovan Mitreski nga LSDM-ja, për tu prononcuar rreth rebalansit të fundit të buxhetit për vitin 2015, çështje për të cilën ai pa hezituar u shpreh:

“Në Parlamentin e Maqedonisë, me procedurë është miratuar rebalans buxheti për vitin 2015. Ky buxhet, është më i madhi në historinë e Maqedonisë. Më i madhi është për nga paratë që dëshiron Qeveria ti inkasojë nga qytetarët dhe firmat nga tatimet, taksat dhe gjobat, por sipas huasë më të madhe që planifikon ta bëjë për gjeneratat e tashme dhe ato që do të vijnë.

Dhe kjo nuk është e tëra. Se si do të shpenzohen këto para të qytetarëve është çështje edhe më e dhimbshme. Në këtë rebalans ka para për të gjitha lukset, por ama jo edhe për shkollat që do të vazhdojnë të fundosen në borxhe”.

A keni njohuri dhe informacione se si paraqitet situata dhe gjendja me shkollat fillore në Strugë-ishte pyetja në vazhdim, për të cilën deputeti Mitreski tha:

“Në Strugë, gati të gjitha shkollat fillore janë me xhiro-llogari të bllokuar për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e tyre janë të shkyçura nga rrjeti elektrik-nuk kanë rrymë, për shkak të faturave të papaguara.

Fëmijët-nxënësit mërdhinë nga ftofti në mungesë të lëndës për ngrohje. Arsimtarët me paratë e veta blejnë shkumsa. Borxhet për rrymën elektrike, lëndën djegëse për ngrohje dhe transport pa llogaritur kamatat, kësaj Qeverie u maten me miliona euro.

Me rebalans, me rritjen e bllok dotacioneve do të marrin vetëm 15 mijë euro. Me ago para nuk mund të mbulojnë as 1% të borxheve. Sa për krahasim, funkcionarët qeveritar vetëm për mëditje të udhëtimeve zyrtare dhe shpenzime rrugore do të marrin edhe 260 mijë euro, ose 17 herë më shumë se të gjitha shkollat së bashku në komunën e Strugës.

Ose të bëjmë një krahasim tjetër. Vetëm për blerjen e mobiljeve shfrytëzuesit e buxhetit qëndror do të marrin edhe 226 mijë euro. Shprehimisht duhet thënë se mobilimi-mobiljet- për këtë Qeveri janë më tëbrëndësishme se sa shkollat fillore në Strugë. Ky nuk është problem as etnik, as fetar e as partiak. Bëhet fjalë për të gjithë qytetarët e Strugës, ndërsa Qeveriavazhdon të sillet ndaj Strugës dhe struganëve, sikur ata i paguajnë tatimet ndonjë shteti tjetër.

Qeveria nuk heq dorë nga politika “harxhojmë për çokolata a nuk kemi bukë” por me ate nuk i bën dëm plotësues pushtetit të ardhshëm, por i bën dëm popullit të vet taksapagues”-përfundoi deputeti Jovan Mitreski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat