Mancevski: Shteti kreu reket ndaj “Amadeus grup”

Maqedonia

Mancevski: Shteti kreu reket ndaj “Amadeus grup”

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:27

Investitori “Amadeus grup” i cili ishte i liruar nga pagesa e taksave komunale për ndërtimin e ndërtesës barok në qendrën ‘Maqedonia’, do t`i ndërtoje shkallët spanjolle, deklaroi sot Damjan Mancevski, nënkryetar i LSDM-së dhe koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në qytetin e Shkupit.

“ Me sjelljen e tij kriminale, Nikolla Gruevski përsëri gjeti mënyra se si më i ikur ligjit.

Në seancën e 39 të Këshillit të qytetit të Shkupit, në shkurt të vitit 2015, shumica lokale solli vendim për lirimin e investitorit “Amadeus grup” nga pagesa e taksave komunale për ndërtesën barok në qendrën “Maqedonia” në vlerë prej 150.000 euro.
Qysh atëherë paralajmëruam se bëhet fjalë për reket shtetëror, gjegjësisht se shumë shpejtë nga investitori do të kërkohet që të kompensohet lirimi me ndërtimin e shkallëve spanjolle në llogari të tij.

Sot jemi dëshmitar të kësaj. Investitorit përnjëherë iu është kujtuar dhe nga mjetet personale po ndërton shkallë spanjolle”, deklaroi Mancevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat