PLD pret që marrëveshja për prokurorin special të arrihet me kohë

Maqedonia

PLD pret që marrëveshja për prokurorin special të arrihet me kohë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:16

Në Partinë Liberal Demokratike tash për tash nuk e shohin mundësi që përsëri të dalin nga Parlamenti nëse me 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special.

“Pajtohemi me qëndrimin e LSDM-së se opozita nuk duhet që të jetë ajo që duhet ta thyej marrëveshjen nga Przhino dhe në atë marrëveshje kthimi i jonë në Parlament është afati i parë i dhënë me datë.

Është e qartë se pushteti po tenton që ta sabotoj atë marrëveshje pasi që po frikësohet nga paditë penale dhe paraburgimi, por tash ata e kanë radhën, opozita e plotësoi të vetën, tash ato duhet që të tregojnë se do ta respektojnë marrëveshjen”, deklaroi Goran Milevski, kryetar i PLD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat