Ndryshimet në arsimin e lartë dhe maturën shtetërore janë shtyrë për një vit

Maqedonia

Ndryshimet në arsimin e lartë dhe maturën shtetërore janë shtyrë për një vit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:27

Ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë dhe maturën shtetërore janë shtyrë për në shtator të vitit 2016 dhe në këtë periudhë do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë që të përfshihen të gjitha palët për të ardhur deri te zgjidhja e dëshirueshme, deklaroi dje kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryeministri në Dojran deklaroi se kanë një periudhë të mjaftueshme para vetes për të menduar e biseduar me të gjitha palët e interesuara me qëllim që të dëgjohen të gjitha mendimet dhe të bëhen konsultime esenciale.

Sipas Gruevskit, edhe për Ligjin për arsimin e lartë do të bëhen tentime maksimale që të përfshihen të gjitha palët që kanë të bëjnë me ligjin dhe të dëgjohen të gjitha mendimet, dhe me konsultime të përbashkëta të vihet deri te zgjidhjet më të mira të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat