Skandal: Fëmijët çdo ditë do dëgjojnë himnin e Maqedonisë!(Video)

Maqedonia

Skandal: Fëmijët çdo ditë do dëgjojnë himnin e Maqedonisë!(Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:18

Me iniciativën e kryetarit të komunës, Ivica Koneski, nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Aerodromit që nga ky vit shkollor, çdo ditë para fillimit të mësimit do të dëgjojnë himnin kombëtar. Në dimër, himni do të intonohet në hapësirat brenda shkollave, njofton SHENJA.

Ky vendim u miratua nga Këshilli i Komunës së Aerodromit në prill, ndërkohë që do të fillojë të zbatohet me fillim të vitit shkollor. Kështu, që nga dita e nesërme, himni do të intonohet çdo ditë në tetë shkollat fillore që gravitojnë në këtë komunë.

Vitin e kaluar, himni dëgjohej vetëm një herë në javë, çdo të hëne, para fillimit të orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat