Veliq: Për zgjedhje të lira dhe demokratike është e nevojshme një vullnet politik

Maqedonia

Veliq: Për zgjedhje të lira dhe demokratike është e nevojshme një vullnet politik

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:59

Shkëmbimi i përvojave të sektorit jo qeveritar si dhe të shteteve të tjera, janë porositë kryesore të tribunës së sotme” Si deri te zgjedhjet e drejta” nën organizimin e Civil dhe ambasadës kroate, transmeton zhurnal.

Dragan Veliq nga organizata jo qeveritare kroate Gong porositi se sektori jo qeveritar duhet të jetë korrektor në tërë procesin zgjedhor, por edhe vet qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme.

“ Në vitin 2005 kemi pasur votues të vdekur, por me ndryshimin e ligjit kjo gjë më nuk është e mundur.

Zgjedhjet në vitin 2007 i proklamuam si jo transparente, ndërsa ish kryeministri Ivo Sanader u vendos prapa grilave, midis tjerash për shkak të skandalit me financimin e një partie politike.

Mendoj se kemi ligjdhënie më të mirë në Evropë, në raport me financimin e partive. Gjithsesi, përskaj ligjdhënies së zgjedhjeve, duhet të kemi edhe rrethim të mirë për punët të ndodhin ashtu si duhet, dhe vullnet politik”, deklaroi Veliq.

Ai potencoi se Maqedonia do të duhej që ta merrte parasysh përvojën kroate, pasi që vendi më së shpejti prej të gjithave u fut në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat