Gruevski do ta “mbjell” barokun edhe në Strumicë

Maqedonia

Gruevski do ta “mbjell” barokun edhe në Strumicë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:58

Në vendin e ndërtesës së vjetër të stacionit policor në Strumicë për dhjetë muaj do të mbijë një objekt barok në të cilën do të vendosen më shumë njësi të më shumë institucioneve, për të cilin objekt do të harxhohen 1.1 milion euro nga buxheti i Maqedonisë.

Ndërtesa e re gjendet në afërsi të ndërtesës së komunës, ku gjendet kabineti i kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev, transmeton zhurnal.mk

Dje kryeministri Nikolla Gruevski nga Strumica theksoi se vite të tëra me radhë një pjesë e madhe e institucioneve shtetërore lëviznin nga një vend e në tjetrin, punonin në kushte të improvizuara, dhe për të gjithë këtë shteti ndante shuma të mëdha parash për qira.

“ Pas rikonstruimit këtu do të vendosen më shumë institucione që do t`i janë në dispozicion qytetarëve të Strumicës, si për shembull Drejtoria e të ardhurave publike, Agjencia për patundshmëri dhe Drejtoria e evidencës amë.

Të gjitha këto institucione do të janë të vendosura në një vend, pa pasur nevojë qytetarët për të lëvizur nga një vend e në tjetrin për ta kryer punën dhe nxjerr ndojë dokument”, deklaroi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat