Petkovski: Pa marrëveshje për prokurorin special kthimi në Parlament do të jetë farsë

Maqedonia

Petkovski: Pa marrëveshje për prokurorin special kthimi në Parlament do të jetë farsë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:57

Isha kundër kthimit në Parlament nëse nuk arrihet marrëveshje për Kodin zgjedhor dhe për prokurorin special dhe ende mbaj atë qëndrim, deklaroi lideri i PRSD-së, Tito Petkovski.

“ Që opozita të kthehet në Parlament duhej që të ishte gati korniza juridike për zgjedhjen e prokurorit special dhe të ketë qëndrime të pranueshme rreth personit që do të emërohej në atë funksion. Duhet që të caktohej edhe seanca parlamentare në të cilën ky propozim ligj do të jetë në rend dite dhe të sigurohet ekip dhe financa, që deri me 15 shtator ai të niste me punë. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë kthimi i opozitës në Parlament nuk ka kuptim”, deklaroi Petkovski.

Ai theksoi se me kthimin e opozitës në Parlament duhet të nis procesi i kërkimit të përgjegjësisë penale ndaj qeverisë aktuale, dhe nëse kjo gjë nuk ndodh, gjithçka tjetër është farsë.

“ Është e saktë se ndryshimet ligjore mund të sillen edhe me procedurë të shkurtuar, por nëse nuk ka marrëveshje për këtë para se të futet opozita në Parlament, nuk jam i sigurt se do të arrihet ajo gjë”, deklaroi Petkovski.

Megjithatë, ai nuk tregoi nëse PRSD do t`i tërheq tri deputetët e tij nëse deri me 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special.

Në lidhje me atë nëse PRSD duhet të veproj si grup i pavarur parlamentar ose bashkërisht të veproj me LSDM-së, sipas Petkovskit, në këtë situatë kjo gjë është teknike.

“Tash opozita e ka të vizatuar agjendën që duhet ta realizoj në Parlament deri në zgjedhjet e reja në vitin e ardhshme dhe për këtë arsye nuk është shumë me rëndësi nëse do të veprojmë si grup parlamentar i veçantë ose bashkërisht”, deklaroi Petkovski, transmeton zhurnal.
Sipas informacioneve jo zyrtare, disa deputet nga PRSD në përgatitjet në Berovë publikisht janë revoltuar kundër asaj që të veprojnë si një grup parlamentar me LSDM-në dhe PLD-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat