Garet: Qytetarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë standarde më të larta nga politikanët

Maqedonia

Garet: Qytetarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë standarde më të larta nga politikanët

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:56

Qytetarët mund të ndihmojnë që të plotësohen sugjerimet nga Pribe me atë që do të kërkojnë standarde më të larta nga të gjithë politikanët, ministritë dhe institucionet tjera. Kjo është e drejtë e tyre dhe obligim i tyre.

Faktori ndërkombëtar gjithsesi do të vazhdoj që t`i ndihmoj Maqedonisë në realizimin e ndryshimeve.

Por, suksesi mund të vije nga brenda, nga vet Maqedonia, deklaroi në një intervistë për Dojce Velle, ambasadori britanez në vend, Carls Garet.

Sipas tij, raporti i Pribe i jep Maqedonisë një mundësi unikate.

“ Ai, si dhe prioritetet reformuese që i përmendi Komisioni, shumë qartas tregojnë se cilat janë problemet me sundimin e të drejtës dhe gjyqësisë, reformës zgjedhore, administratës publike, funksionimit të Parlamentit, e sidomos mbikëqyrjes së shërbimeve të zbulimit dhe kundër zbulimit, lirisë së shprehjes dhe medieve.

Dhe qartas theksojnë këtë gjë edhe sugjerimet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Raporti i Pribe është preciz, i sinqertë dhe i hapur.

Nuk mund të kujtoj asnjë vend në tranzicion që ka marr një vlerësim të tillë të shfrytëzueshëm. Përgjegjësia ngelet në Maqedoni, ta shfrytëzoje raportin e Pribe për ta lëvizur vendin ndaj më të mirës”, deklaroi Garet, transmeton zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat