Në Maqedoni mbahet takimi ndërkombëtar i përkthyesëve letrar

Maqedonia

Në Maqedoni mbahet takimi ndërkombëtar i përkthyesëve letrar

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:43

Rreth 40 përkthyes nga Maqedonia dhe nga jashtë vendi do të marrin pjesë në Takimin e 44-ët ndërkombëtar të përkthyesve letrarë, që sot dhe nesër do të mbahet në Manastirin e Leshkës.
Tema e simpoziumit është "Përkthimi letrar-gjuhë e përbashkët e Bashkimit Evropian". Gjithashtu fjalime në simpozium do të ketë përkthyesi i Republikës turke të Qipros Verioroe, Mehmet Kansu.

Referentë të simpoziumit janë Olga Pankina nga Rusia, Lerka Tot Naumova nga Koracia, Marija Leontiq, Darina Marolova, Zdravka Bozhinovska, Tashko Shirilov dhe Stefan Simovski nga Maqedonia.

Në takim , tradicionalisht do të promovohen edhe librat e sapopërkthyer.

Më 1 shtator simpoziumi do të vazhdojë punën në Shkup. Çmime për përkthim për vitin 2015, në pajtim me rekomandimet e FIT (Federata Botërore e Përkthyesve) dhe UNESCO-s do të ndahen më 30 shtator në Shkup, në tubim solemn me rastin e Ditës Botërore të përkthyesve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat