Deskoska do të jetë nënkryetare e Parlamentit të Maqedonisë?!

Maqedonia

Deskoska do të jetë nënkryetare e Parlamentit të Maqedonisë?!

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:59

Nga opozita maqedonase kanë paralajmëruar se para se të zënë ulëset në Parlament, ata do të mbajnë një konferencë për shtyp përmes së cilës do ta shpalojnë agjendën dhe qëndrimet e tyre për të gjitha temat dhe formën e angazhimit gjatë punës së tyre në Parlamentin e Maqedonisë.

Ashtu si është lajmëruar para disa ditëve në zhurnal.mk, Goran Sugarevski është caktuar si koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Poashtu opozita ka caktuar edhe emrat që do të udhëheqin me komisionet parlamentare, ku me komisionin për buxhet dhe financa do të kryesojë Marjanço Nikollovski, atë të shëndetësisë Jagoda Shahpaska, me bujqësinë Pançe Orçev, me kontrollin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Hari Lokvenec, ndërsa Goran Misovski nga PRSD-ja do të udhëheq me mbikëqyrjen e komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të mbrojtjes, policisë financiere dhe Drejtorisë së doganave.

Jozyrtarisht, zëdhënësi i partisë Petre Shilegov përmendet si kryetar i mundshëm i Komisionit anketues për përgjimet, ndërsa profesoresha Renata Treneska-Deskoska për nënkryetare të Parlamentit.

Kur është fjala për DSK dhe Agjencinë për kundërzbulim si dhe Drejtorinë për ndjekjen e komunikimeve ende nuk kanë dorëzuar raport të punës për vitin 2014, ndërsa pritet që me kthimin e opozitës në Parlament e cila edhe do të udhëheq me këto dy komisione jo vetëm do të diskutohen raportet, por edhe do të vendoset për kontrollin që do të t’i bëhet këtyre institucioneve të rekomanduar në Raportin e Pribes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat