Vetëm dje mbi 1000 refugjatë hynë në Maqedoni

Maqedonia

Vetëm dje mbi 1000 refugjatë hynë në Maqedoni

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 14:53

Një mijë e tridhjetë e dy nënshtetas të huaj, refugjatë, janë futur në Maqedoni të shtunën, ku dhe kanë marrë vërtetime.

Prej tyre, 716 janë meshkuj, 125 gra, 171 fëmijë si dhe 20 fëmijë pa prindër.

Sipas nënshtetësisë së personave që iu janë dhënë vërtetime, shkruajnë mediat në Maqedoni, më të shumtë në numër janë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat