Reçicë e Vogël, shumë shtëpi mbeten pa dezinfektuar

Maqedonia

Reçicë e Vogël, shumë shtëpi mbeten pa dezinfektuar

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:48

Një muaj pas vërshimeve, në Reçicë të vogël ende rezultojnë shtëpi dhe dyqane të pa pastruara dhe të pa dezinfektuara. Banorët ankohen se pastrimin oborreve, shtëpive dhe shitoreve pjesa dërmuese i kryejnë vet pa ndihmën e askujt. Disa nga banorët, madje ankohen se nuk kanë marrë as ndihmat e premtuara prej 30 000 denarëve.
‘Flas për veten time, unë nuk kam marr as prej asaj 500 euros të dorës së parë. Ato më duket janë ndaj me baza politike apo se di çka kanë bë, është shfrytëzuar rasti në krejt anët. Unë sanoj defektet e mia që kam vetëm me vet kontribut. Deri tani kam harxhuar diku 10.000 euro, po kam dëm ende jam tu sanua. Erdhën të vlerësimit, thanë do të lëshojmë 500 euro, asgjë. Bile sot isha në Seli në orën 12 më than të shkoj të shohin çka është puna. Unë mendoj se edhe këtë e kanë përdorur si politikë’, theksoi Muhametali Rexhepi, banor i Reçicës së Vogël.
‘Asgjë, nuk ka asgjë, në përgjithësi si dëgjoj nuk kanë marr, fqinjët kanë dëme të mëdha. Si ndihmë prej asnjërit në asnjë anë nuk ka ardhur’, tha një banor.

‘Dje dhe pardje kam punua privat, sot ka ardhur NPK-ja, deri tani vetëm dheun që e kam largu 500 euro më ka kushtua. Ndihma kanë lëshuar nja 30 000 denar. Ata që nuk kanë dëme kanë pranuar, kurse ata që kanë dëme s`kanë pranua’, deklaroi një banor.

Disa banorë tjerë të Reçicës së vogël, edhe pse të revoltuar kishin frikë të flisnin para kamerës. Ata thonë se si pasojë e prononcimit të tyre kohë më parë para kamerave, lokalet dhe shtëpitë e tyre janë lënë ende pa u pastruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat