Poroj, banorët bëjnë thirrje për pastrimin e lumit!

Maqedonia

Poroj, banorët bëjnë thirrje për pastrimin e lumit!

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:46

Të zhgënjyer nga mos pastrimi i shtratit të lumit në Poroj, banorët e këtij fshati akuzojnë autoritetet për të cilët thonë se në terren dalin për të bërë fotografi dhe asgjë më tepër. Banorët e Porojit thonë se makineria e vendosur aktivizohet vetëm atëherë kur këtë fshat e viziton ndonjë politikan apo zyrtar komunal.
‘Atë ditë gjithë ajo makineri u aktivizua gjoja se punojnë diçka, por për fat të keq derisa unë isha prezent në këtë vend, as 15 maune nuk janë bartur. Kjo është një mjerim për institucionet përkatëse që janë kompetente për pastrimin e shtratit të lumit.
Vijnë disa funksionar shqiptarë defile fejsbuku bëjnë gjoja se ne bëjmë diçka në lumin e Porojit por në fakt asgjë nuk bëjnë. Është një mjerim një mashtrim i politikanëve shqiptar të cilët vetëm vijnë sa për sy e faqe sa të dalin në fejsbuk apo të bëjnë foto për interesat e tyre për politikë ditore. Interes i joni si Bashkësi lokale është që punët ti bëj firmë e fshatit Poroj, cilado firmë të jetë por të jetë e Porojit që ka kapacitete për ta pastrua shtratin e lumit sepse janë në rrezik 12 000 banorë’, theksoi Qenan Dauti, banor.
‘Rruga është pastrua po duhet të hapen gjërat të pastrohet kanalizimi të hapet shtrati që të ketë vend ku të shkoj lumi, s`ka vend kah shkon lumi, duhet të pastrohet.
Edhe këtu tek ura kanë sjell do dru po ende nuk e bëjnë’, tha një banor.

‘Ndodhemi në fshatin Poroj, këtu më së shumti është prekur nga vërshimet rruga – gjegjësisht shtrati i lumit. Nëse ju kujtohet, këtu para vetëm disa ditëve ishte Gruevski në vizitë dhe, atë ditë nuk mundeshe këmbën të lëvizësh nga ekskavatorët që punonin pa ndërpre. Kurse sot, pra kur nuk ka vizita zyrtare, siç e shihni edhe vet, nuk ka edhe njerëz që punojnë e jo më maune apo ekskavator që të bartin këto mbeturina’

Nga komuna e Tetovës thonë se punohet në drejtim të përpilimit të një plani aksionar dhe deri të hënën nuk do të punohet në pastrimin e shtratit të lumit në Poroj. Kryetari i këshillit të komunës, Isen Xhemaili, tha për ALSAT M se presin ndarjen e buxhetit nga qendra për menaxhim me kriza, për të filluar pastrimin e shtratit nga dita e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat