‘Në Maqedoni ka ‘ISIS’?!

Maqedonia

‘Në Maqedoni ka ‘ISIS’?!

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:59

A rritet numri i pasuesve të islamit radikal në Manastir, është dilema e qytetarëve në periudhën e fundit të qytetarëve në Manastir?! Sipas tyre kjo lëvizje është e dukshme rreth qytetit të njerëzve me mjekra të gjata, pantallona të shkurtëra dhe veshje tradicionale islame. Reagime të tilla nga qytetarët e Manastirit kanë arritur edhe te myftinia e Manastirit, e cila thotë se çdo kërkesë e qytetarëve lidhur me vehabizmin të raportohet në polici, njofton Meta.

‘Në Manastir praktikohet Islami tradicional, prandaj qytetarët reagojnë kur shohin njerëz me veshje të këtillë sepse janë jo atipike për këtë rajon, që aludohet në vahabizëm. Deri tani ne kemi reaguar mbi 20 herë në polici, por unë nuk e di pse nuk ka përgjigje’, deklaron myftiu i Manastirit, Plumi Veliu.

Nga ana tjetër po krijohet një huti në vendin tonë në lidhje me paragjykimin e njerëzve me mjekra dhe atyre që ndjekin fenë e tyre, sepse jo çdokush me mjekër mund të jetë radikalist apo vehabist. Deri më tani nuk është dëgjuar se të vrarët në Siri kanë qenë nga Manastiri apo se ka eskaluar situata në ndonjë xhami. Mbetet për ta dhënë verdiktin institucioni përkatës i shtetit, gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat