Colakovska: Ministri duhet t`i mbroje mjekët para qeverisë e jo t`i sulmoje

Maqedonia

Colakovska: Ministri duhet t`i mbroje mjekët para qeverisë e jo t`i sulmoje

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:49

Lilija Colakovska, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat dhe specialiste e mjekësisë familjare, theksoi se punëtorët shëndetësor kanë nevojë për t`u dëgjuar nga ministri për t`i zgjidhur problemet esenciale që i tangojnë pacientët dhe mjekët, ndërsa ministri po i delegon punët e tij tek ndihmësit e tij, pasi që ka prioritete që nuk duhet injoruar, transmeton zhurnal.

“ Bëhet fjalë për probleme sistematike të cilat në mënyrë sistematike duhet të zgjidhen. Në mënyrë sistematike do të zgjidhen kur njeriu i parë do të tregoj kapacitet për pranimin në mënyrë serioze të gjërave.

Përderisa kemi një situatë të kundërt, në të cilën kemi motra që kanë pirë dhe mjek që kanë fjetur dhe atëherë del njeriu i parë dhe i kritikon, ndërsa kemi situatë kur kemi mjek të rrahur, ashtu si u sulmua mjeku nga Velesi ose kur u sulmua stomatologu, ndërsa nuk doli ministri me deklaratë, mendoj se jam e qartë se çka dua të themë.

Ministri duhet t`i mbroje të drejtat tona para qeverisë dhe jo t`i sulmoje mjekët”, theksoi Lilija Colakovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat